Dje (25 nëntor), në rrugën ,,Pitu Guli” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë kanë privuar nga liria 48-vjeçarin me inicialet N.B. nga Tetova, i cili është gjetur duke vjedhur dru në oborrin e shtëpisë së personit me inicialet L.M. (48) në Tetovë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë ditës së djeshme (25-nëntor), për 15 persona (TE) dhe 8 persona (GV) janë përgatitur parashtresat përkatëse për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse të fytyrës.
Punonjësit policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (25 nëntor) gjatë kryerjes së kontrollit të personave, se a i respektojnë masat për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim në shtëpi, konstatuan se personi M.K. (31) nga Dobërdolli i Gostivarit, nuk ka vepruar sipas Vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.
Mbrëmjen e djeshme (25-nëntor) në ora 22:30, personi N.A. (18) nga Leshnica e Poshtme e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 19:30 vëllai i tij i mitur, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personi E.K. (19) nga Pallatica e Tetovës, për shkak të keqkuptimeve të tyre të mëparshme. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Dyzet e pesë vjeçari A.Sh. nga Gostivari dje (25-nëntor) në ora 15:30 në SPB Tetovë ka raportuar se personi M.Z. (51) dhe djali i tij B.Z. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit për një kohë të gjatë e kanë kërcënuar, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura ppronsore-juridike. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Dje (25-nëntor) nga ora 10.00 deri në ora 15.00, në zonën e gjerë të Gostivarit është kryer kontroll aksion ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 3 automjete me defekte teknike. Njëri prej tyre kishte defekte në frenta, ndërsa dy persj tyre nuk kishin kryer kontrollin teknik. Automjeti me frena me defekt është përjashtuar menjëherë nga komunikacioni dhe tre drejtuesve u janë përgatitur parashtresat përkatëse konform Ligjit për siguri në komunikacion rrugorë dhe Ligjit për automjete.
Video bonus:
https://youtu.be/F8i6he_N7v0
Mbrëmjen e djeshme (24 nëntor) rreth orës 19:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 50-vjeçarin N.N. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili të njëjtën ditë rreth orës 16 është sjellë në mënyrë a g r e s i v e ndaj gruas së tij 45-vjeçare me të cilën nuk ka patur kurorë dhe ka tentuar që ta hapë me dh u n ë derën hyrëse të banesës së tyre.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me parashtresë përkatëse.
Dyzet e dy vjeçari Sh.D. nga Reçica e Madhe e Tetovës, mbrëmë (24 nëntor) në ora 23.00 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 21:45 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga K.I. (30) me të cilin ishte njohur më herët. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Një shtatëmbëdhjetë vjeçare nga Tetova dje (24 nëntor) në ora 14:50 në SPB-Tetovë ka raportuar se për shkak të keqkuptimeve dhe marrëdhënieve të prishura nga më parë, në korridorin e shkollës së mesme ku ka qenë duke mësuar, është sulmuar fizikisht nga dy shoqe tjera të klasës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Dje (24 nëntor) në ora 16:40, në SPB-Tetovë, personi R.A. (23) nga Gjerma e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 13.00 i është vjedhur vetura e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilën më herët e kishte parkuar në rrugën “Lubo Bozhinovski” në Tetovë, me dyer të hapur me çelësa në bravë. Po merren masa për gjetjen e mjetit dhe zbardhjen e rastit.
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe me parkim në Tetovë, dje (24-nëntor) janë sanksionuar nga “shërbimi i merimangës” gjithsej 18 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Shumica e automjeteve dhe drejtuesve të sanksionuar kanë qenë në rrugët e Tetovës si bulevardi “Ilindenit”, ,,Iliria“ dhe “Boris Kidriq” dhe kanë penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesmarësve tjerë të trafikut.
Mbrëmë (24 nëntor) rreth orës 13.00, në rrugën e “Ilindenit” përballë Qendrës Tregtare të qytetit në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personin H.S. (26) nga Reçani i Gostivarit dhe 24-vjeçaren D.S. nga Republika e Kosovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, me të cilin janë transportuar, është gjetur m a r i h u a n ë. Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës, ndër të tjera, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete kontrolluese të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusët dhe furgonët që qarkullojnë çdo ditë ose transit në atë zonë. Në korniza të këtyre, nga nëntori i vitit të kaluar deri në nëntor të këtij viti, në rajonin e gjerë të Tetovës janë sanksionuar gjithsej 59 automjete me defekte teknike që kanë kanë kryer transport të udhëtarëve. Numri më i madh i masave (12) janë vendosur gjatë këtij muaji, pasuar nga muaji mars (9), maji (7) e kështu me radhë. Defekte më të shpeshta të konstatuara tek autobusët e sanksionuar kanë qenë defektet në pajisjet e frenimit dhe drejtimit, kurse tek disa prej tyre po ashtu mungonin pajisjet e nevojshme që duhej të kishin.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon drejtuesit e autobusëve dhe furgonëve që rregullisht të kontrollojnë korrektësinë teknike, gjë që do të kontribuojë në sigurinë e tyre dhe të udhëtarëve që i transportojnë për të cilën mbajnë përgjegjeqsi. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë e transportit, detyrimi ligjor i të cilave është të sigurojnë kushte maksimale për transport normal dhe të sigurt të udhëtarëve, pavarësisht nëse organizojnë destinacione lokale, kombëtare apo ndërkombëtare. Në të kundërtën, do të përballen me parashtresat dhe gjobat e parapara me ligj, të cilat sipas Ligjit për automjete për persona fizikë janë 400 euro në kundërvlerë denarë, ndërsa për personat juridik 2000 euro në kundërvlerë denarë dhe plus 500 euro për personin përgjegjës të kompanisë.
Mbrëmë (23-nëntor) rreth orës 23:15 minuta, zyrtarë policorë të SPB Tetovë, duke kryer punët zyrtare, në aitostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit të Treboshit, kanë ndaluar veturën “Mercedes” me targa të Tetovës, të drejtuar nga me 41- vjeçari M.R. nga Merova e Tetovës, ku në veturë kishte qenë edhe një person tjetër. Pas ndalimit, M.R. papritmas e ka ndezur veturën dhe ka tentuar të përplasë dy policët, ku gjatë largimit ka dëmtuar dy vetura zyrtare të SPB-Tetovë dhe është larguar, ndërsa policët kanë shtënë disa plumba paralajmërues në ajër.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Dje (23 nëntor) në orën 18:45, personi Sh.S. nga Sedllarca e Epërme e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se para pesëmbëdhjetë minutave në pikën e pagesës rrugore-Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga i pnësuari në këtë stacion rrugor A.S. (31) nga Selca-Keqe e Tetovës. Sipas raportit, sulmuesi përmes dritares së hapur të automjetit “Audi” me targa të Tetovës, me të cilën Sh.S. ka qenë duke lëvizur në drejtim të Gostivarit.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Dje (23 nëntor) në orën 16:40 në Njësinë e Policisë-Kamnjan, 32-vjeçari J.M. nga Kamnjani i Tetovës, i cili rreth orës 14:30, në dalje të fshatit, ka sulmuar fizikisht personin Sh.Sh.(74) nga Piroku i Tetovës, pas një debati verbal mes tyre.
Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj të sulmuesit J.M. do të vijojë një parashtresë përkatëse.
Dyzet e dy vjeçari M.S. nga Gostivari dje (23-nëntor) në ora 19.00 në SPB-Tetovë ka raportuar se para një shkolle në rrugën ,,Leningradska,, në Gostivar, djali i tij i mitur ka qenë i sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Dje (23 nëntor) nga ora 09:00 deri në 14:00 në zonën e gjerë të Gostivarit është kryer kontroll lokal i parakalimit, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 21 kundërvajtje. Shumica e shkeljeve (19), kishin të bënin me parakalimin në vende të ndaluara. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara me ligj, kurse numri më i madh i tyre edhe me masë mbrojtëse – heqje e përkohshme e patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit, varësisht nga lloji i kundërvajtjes.
Dje në Tetovë, ndër të tjera, janë sanksionuar 6 persona të cilët kanë drejtuar automjete pa kaluar provimin për patentë shofer dhe po kaq të cilët në mënyrë të kundërligjshme, përkatësisht gabimisht i kanë parkuar automjetet e tyre, më së shpeshti në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”, në trotuare, në zonë të kryqëzimeve ose në vendkalimet e shënuara të këmbësorëve.
Video bonus:
https://youtu.be/_4jJPMMDwuM
https://youtu.be/gCXuqw6dNXs