Ballina Aktualitet HUMBI DJALIN NÊ AKSIDENT/Flet Orhan Aliti, i mbijetuari i tragjedisë në autostradën...

HUMBI DJALIN NÊ AKSIDENT/Flet Orhan Aliti, i mbijetuari i tragjedisë në autostradën “Struma” të Bullgarisë (VIDEO)

Njëri nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të 23 nëntorit, Orhan Aliti ekskluzivisht për Alsat flet për tragjedinë e 23 nëntorit në Bullgari, ku për pasojë humbën jetën 45 persona.

Orhan Aliti i mbijetoi aksidentit, por jo dhe tragjedisë, sepse për fat të keq humbi djalin e tij Visarin me të cilin bashkë ishin në ekskursion në Turqi. Në vazhdim do të mund të ndiqni vetëm një pjesë të shkëputur nga intervista të cilën me Orhan Alitin e zhvilloi gazetari Adrian Kerimi, ndërkohë që intervistën e plotë do të mund ta ndiqni në lajmet e orës 16:00.

Inspektorët futen në zyrat e “Besa Trans-Shkup”

Inspektorati Shtetëror për Transport mbrëmjen e sotme është futur në zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB-Shkup”, shkruan TV21. Inspektimi i jashtëzakonshëm vjen pas aksidentit të autobusit nga kjo kompani në autostradën “Struma” të Bullgarisë, ku jetën humbën 45 persona. Ndryshe, Inspektorati qysh dje kishte tentuar të kryej kontrolle, por nuk ka mundur për shkak se, siç deklaruan nga Inspektorati, zyrat e kompanisë dhe agjencitë e saj kanë qenë të mbyllura, ndërsa askush nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Joveski: Hetuesit bullgarë kanë arritur në vend, do t’u dorëzohen analizat e ADN-së dhe dokumentacioni i kompanisë “Besa Trans”

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, në konferencë të mbajtur sot për media, dhe se në vend kanë arritur përfaqësues të prokurorisë bullgare dhe se gjatë ditës së nesërme, do t’u dorëzohen analizat e ADN-së së familjarëve të viktimave. Po ashtu, prokurorëve bullgarë do t’u dorëzohen edhe të dhëna të tjera që ka siguruar prokuroria e vendit, e të cilat janë të nevojshme për zbardhjen e rastit, shkruan Portalb.mk.

“Përkrah kësaj, ne përfaqësuesve bullgarë do t’ua dorëzojmë edhe gjithë dokumentacionin që është siguruar deri më tani nga Prokuroria Publike, para së gjithash, dokumentacioni që është mare nga Besa Trans, më pas në pjesën e regjistrimit të autobusëve, të dhëna nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.  Përkrah kësaj, prokuroria gjatë ditës së sotme, autoriteteve kompetente të Republikës së Bullgarisë i ka drejtuar kërkesë që në ekspertizën e vërtetimit të identitetit të viktimave të marrin pjesë dhe dy përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, me qëllim që të përshpejtohet procesi i identifikimit të viktimave në këtë tragjedi të rëndë”, deklaroi Joveski.

Ai konfirmoi se sot është gjetur edhe një trup i pajetë në autobus, me çka është konfirmuar se në aksidentin tragjik ndërruan jetë 45 udhëtar.

“Gjithashtu, në autobusin e djegur është gjetur edhe në trup i pajetë, i cili është dërguar në institutin kompetent në Bullgari dhe bëhet fjalë për person i moshës më të re. Duke pasur parasysh këtë, në të tragjedi kanë ndërruar jetë 45 udhëtarë, ndërsa 7 persona janë në mjekim në spitalin e Sofjes”, tha kryeprokurori Joveski.

@tn.lajmelokale
@tetovanews