Ballina Aktualitet Lajme Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit (VIDEO+FOTO)

Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit (VIDEO+FOTO)

Banesa e Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Greçalli të Fierit, është shkrumbuar nga zjarri.

Dhoma ku jetonte 38-vjeçari, është përfshirë nga flakët, duke djegur çdo gjë që kishte brenda saj.

Orenditë e pakta në dhomë janë djegur, madje edhe ato pak elektroshtëpiake që autori i vrasjes kishte.

Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, nëse është aksidentale apo e qëllimshme.

Digjet shtëpia e Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8 vjeçarit Mateo Vasiu.

Dhoma bashkë me orenditë është shkrumbuar.

“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit” informoi sot policia e Fierit.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin ndodhi më 16 nëntor 2021.

Familjarët dhe polici zbuluan trupin e pajetë të djalit 8 vjeçar të groposur në oborrin e banesës së Çalamanit. Djali ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më, ndërsa pasdite familja kishte bërë denoncimin në polici.

Pas arrestimit Klodian Çalamani pranoi krimin.

Vrasja shkaktoi revoltë të familjarëve të cilët një ditë më pas mësynë në gjykatë në tentativën për të kryer vetëgjyqësi.

Ata nisnë një peticion për kthimin e dënimit me vdekje.

VIDEO:

@tn.lajmelokale
@tetovanews