Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme (e premte 2021) në Vlorë. Një 34-vjeçare, e identifikuar si Pamela Martiri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç në lagjen ‘Pavarësia’.
Ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa djali fillimisht u dërgua në spital nga një banor i zonës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
Referuar raportimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se 34-vjeçarja nuk ishte banore e pallatit, por ishte ngjitur në katin e pestë dhe është hedhur nga sheshpushimi.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë ka pasur edhe dëshmitarë. Një prej tyre ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja duke thënë: “Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ka ardhur aty, ishte me gjithë fëmijën. Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte çarje në surrat dhe e mori njëri që është këtu me makinë. Nuk ishte banore këtu. E dëgjuam, nuk mund të bëja sehir. Policia nuk e dinte dhe i njoftuam e erdhën. Ambulanca u vonua 10 minuta.”
Në lidhje me ngjarjen policia njoftoi: “Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë”.
Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje të rëndë!
https://youtu.be/SRnyUSgRHEY
Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën këtë të premte. Një nënë 34-vjeçare i dha fund jetës së bashku me fëmijën vetëm një vjeç, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në lagjen “Pavarësia 2”.
Fëmija i mitur gjeti vdekjen në vend, ndërsa nëna u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi dot të mbijetojë.
Sipas policisë, Pamela Mërtiri jetonte në Tiranë me të birin. Ndërkohë dëshmitarët tregojnë momentet e para të ngjarjes së rëndë.
Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ishte bashkë me fëmijën. Dhe kur janë hedhur dëgjova zhurmën. Në momentin që dola kjo ishte këtu e shtrirë, këtu ishte fëmija. Përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte carje në fytyrë.
Sipas banorëve të zonës e reja kishte ardhur në Vlorë së bashku me prindërit një ditë më parë. Ajo ishte e divorcuar, ndërsa muajin e fundit shfaqur probleme depresioni.
BANORET E PALLATIT
1—Nuk e njohim fare. Se kemi parë fytyrën e saj. Të atin dhe të ëmën e njohim. Jetonte dhe i ati në Tiranë por më shumë rrinte këtu. Vajza ishte e martuar në Tiranë. E divorcuar. Këtë fëmijë, kishte vetëm. Farmaciste. Nuk e njohim fare.
2—-Vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë të gjthë. E martuar. Një djalë. 7 deri në 8 muaj, e ndarë. I kishte thënë të ëmës dje, që dua të vete nëVvlorë. Erdhën këtu. Më tha që kam Pamelën sëmurë. Sot më trokiti nëse e ke parë a jo.
Ende nuk dihet shkaku që e çoi atë drejt vetëflijimit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Pamela Mërtiri ishte farmaciste dhe prej disa vitesh administronte një farmaci në kryeqytet.
Nga njëri divorc te tjetri, jeta e vështirë dhe fjalët e fundit të gruas që u hodh me fëmijën nga pallati
Pamela Mërtiri 34-vjeçe që u hodh nga pallati së bashku me fëmijën 1-vjeç sot në Vlorë po kalonte momente të vështira pas divorcit nga bashkëshorti.
Fqinjët u shprehën për gazetarin e “ABC” Elton Nikaj se Pamela kishte gati 7 muaj që jetonte në Tiranë me nënën e saj, e cila gjithashtu ishte divorcuar vite më parë nga bashkëshorti, Viron Mërtiri, mjek i njohur në qytetin bregdetar, tashmë në pension.
Një banore në lagjen “Pavarësia” u shpreh se Pamela i kishte kërkuar nënës që të shkonte në Vlorë. Por sot në mesditë ishte larguar nga banesa. E ëma kishte dalë që ta kërkonte, e shqetësuar, pasi vajza prej disa javësh kishte shfaqur shenja depresioni.
“Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë. I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore.
I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi më trokiti në derë, më tha e ke parë gjë Pamelën dhe djalin, jo i thashë edhe dola me vrap te hyrja nga ballkoni mos është hedhur se e mora me mend çfarë do bëjë. Kishte një muaj që kishte shfaqur probleme. Dje erdhën në Vlorë. Doktor Vironi po e kërkonte bashkë me të shoqen” thotë banorja.
Një tjetër banore tregoi momentin kur e gjeti pa shenja jete, pasi ishte hedhur nga pallati me fëmijën. “Ia mata pulsin, nuk dëgjohej, nuk më dha shenja, i hodha batanije, i hodha ujë.
Nuk e njihja, nuk e dija që ishte vajza e doktorit. Nuk e pashë kur u ngjit në pallat, vetëm zhurmën dëgjova. Edhe fëmijën nuk e pashë, vetëm atleten pashë. Unë mendova se mos e ndiqte ndonjë dhe se është hedhur me shpejtësi. Jemi shumë të tronditur”.
“Pamela ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte” tha një tjetër banore./ Abcnews.al