Në rrjetet sociale sot në mbrëmje është shpërndar një foto e ish ministrit nga Lëvizja Besa, Arianit Hoxhës dhe ish zyrtarit të lartë të BDI-së Musa Xhaferit.
Për këtë ka reaguar Arianit Hoxha i cili në facebook shkruan:
E shoh se kanë filluar të shpërndajnë një foto time bashkë me Musa Xhaferin, takim ky i realizuar në vend publik pa u fshehur nga askush dhe pa pasur asnjë ngarkesë në veprimet e mia politike. Unë si personalitet aktiv në politikë kam me qindra takime me njerëz që kërkojnë të bisedojnë rreth aktualiteteve politike. Pyetja që shtrohet është kjo: kush janë personat që përcjellin çdo lëvizje time dhe a është kjo përcjellje me instrukcione institucionale dhe si e arsyetojnë autoritetet e sigurisë cënimin e privatësisë të një ministri në dorheqje të Qeverisë aktuale.
Nësë dikujt tronidet karrikja e pushtetit dhe i pengon rritja e Lëvizjes BESA kjo është problem i atyre që kanë këtë shqetsim dhe jo i joni.
P.S. Në foto janë personat që kanë realizuar foton. Uroj që MPB do merr masa adekuate se kush janë personat që më përcjellin mua në çdo lëvizje si dhe cilat janë arsyet për përcjelljen e një ministri në dorheqje!