Autoritete zvicerane tashmë kanë vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në shtetin helvetik. Nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht. Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.
Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19, pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.