Strehimi i afganëve, Rama merr çmim nga Hillary Clinton: Se kisha parë as në ëndërr që do i duhej ndihma ime
“Modestia nuk është pika ime e fortë. Kur më dëgjoni të them që jam io sakëlldisur e mendoj vërtetë kështu sepse më duket një shenjë mjaft alamruese për botën në të cilën jetojmë dhe kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar në gjykim bazik. Para se të mbërrinte Clinton një hije e bukur e saj më takoi dhe më tha “je hero”. Por nuk jam hero. Nuk është heroziëm të mos i kthesh kurrizim njerëzve që rrezikonin të vdisnin. Teksa flasim për heronj ju them se heronjtë ishin të tjerë. Ishin shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë.
Pati shumë heronj në atë kohë. Por një ndër ta ishte Mustafa Rezniku. Ai shpëtoi 42 famije hebreje por veprimtari e tij e fshehjes së hebrenjve u spiunua tek nazistët, Ata shkuan te ai dhe i kërkuan të jepte hebrenjtë ai dha dy djemtë e tij. Ka shumë histori të tilla që kur shqiptarë nënshkruan kushtetutën e tyre. Paragrafi i parë thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. “Miku” nuk është vetëm ai që fton por edhe ai që të shfaqet në derë. Kur ishim mbledhur në qershor me anëtarë të NATO-s duke folur për tërheqjen nga Afganistani fola për nevojën për t’u marrë me “tradhtarët”.
Janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e regjimit. “Tradhtarët” ishin të gjithë ata njerëz në Afganistan. Ata u rreshtuan në vijën e parë të ndryshimit sepse besuan atë që ne iu thamë. Ata na besuan. Ata u rreshtuan. Pas 20 vitesh ne ikëm. Ky nuk ishte vendimi im. Unë e them se të jesh kryeministri i Shqipërisë në NATO është e lehtë sepse nuk duhet të marrësh vendime. Më pas në gusht kur situata nisi të vështirësohej dikush erdhi në Shqipëri dhe tha “Sekretares Clinton i duhet ndihma jote”. Thashë si është e mundur. Nuk kam parë një ëndërr të tilë. Pastaj i thashë “Le ta bëjmë”. Pastaj nëse ajo do të kujtohet për mua le të më marrë në telefon. Nuk ishte rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë ishin vendosur në Shqipëri ajo më mori në telefon.
Emri Clinton në Shqipëri lidhet me çlirimin e gjysmës së Shqipërisë, Kosovës. Ka djem në këtë shtet që quhen Klinton ose Billklinton. Këta djem ishin bebe kur falë presidentit Clinton Kosova u çlirua nga një regjim që u përpoq ta spastronte etnikisht. Unë them se si vend i anëtar i NATO-s duhet ta bënim këtë. Ne shkojmë edhe në luftë nëse shkojmë SHBA. Ne mund të shpëtojmë njerëz kur nuk bëhet fjalë për të bërë ndonjë akt heroik. Nga ana tjetër ne ishim afganët e 30 viteve më parë kur ikëm nga një regjim mizor. Ishte fondamentalist ateist. Ata hodhën në erë me dinamit jo statujat e Budës por 2453 kisha dhe xhami dhe libra të tjerë të shenjtë. Ishim Koreja e Veriut e Europës dhe ne afganët që iknim nga vendi me anije.
Unë postova një foto të afganëve në avion që iku nga Kabuli me njerëz dhe anijen me shqiptarë që ikën nga vendi 30 vite më parë. Asnjë parti politike nuk tha jo dhe opinioni unë publik ishte në mikpritje të tyre. Fëmijët tanë duhet të mësojnë se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë. Ndërsa për gratë në qeveri kjo është shumë e thjeshtë. E kam bërë duke ndjekur në njëfarë mënyrë e zonjës së hekurt Margaret Theçer. Nëse do që diçka të thuhet kërkoja një burri, nëse kërkon diçka që të bëhet kërkoja një grua. Ajo nuk vuri asnjë grua në qeveri sepse ishte vetë sa për shumë të tjera. Ndërsa mua nuk më dilte hesapi ashtu”, tha Rama.
https://youtu.be/hr-C5c9skEI