Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Kent të Anglisë, një ngjarje kjo e ndodhur të shtunën që lamë pas, ku i riu u gjet i pajetë në mes të rrugës.
Sipas medieve lokale, viktima është Xhovan Pepaj dhe është identifikuar së fundmi. Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte plagosur disa herë me thikë.
Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë.
Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi.
Lajmi ka shkaktuar dëshpërim mes miqve të Xhovanit në median sociale. Një mik shkroi: “U prehtë në paqe shpirti yt miku dhe vëllai ynë”.
Ndërsa një tjetër tha: “Ngushëllime familjes. Shpirti i tij u preftë në paqe”.
Një burrë i tretë komentoi: “E pabesueshme. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve. Krishti e vendosi në parajsën e tij.”