Ballina Top Lajm Shpërthim në një Universitet privat në Tiranë, dalin pamjet! (VIDEO)

Shpërthim në një Universitet privat në Tiranë, dalin pamjet! (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në një restorant pranë një universiteti privat në Rinas.

Fatmirësisht nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për dëme në njerëz. Shpërthimi i fuqishëm gjë që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në restorant dhe ambientet përreth tij.

Paraprakisht është raportuar për shpërthimin e një bombule gazi në kuzhinën e Universitetit. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia tha i njëjti burim që shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e vendosjes së lënde shpërthyese, tritol.

NJOFTIMI

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.