Ballina Kronika Vritet 25-vjeçari shqiptar në Angli, arrestohen 7 persona

Vritet 25-vjeçari shqiptar në Angli, arrestohen 7 persona

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Kent të Anglisë, një ngjarje kjo e ndodhur të shtunën që lamë pas, ku i riu u gjet i pajetë në mes të rrugës.

Sipas medieve lokale, viktima është Xhovan Pepaj dhe është identifikuar së fundmi. Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte plagosur disa herë me thikë.

Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë.

Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi.

Tetova News në YouTube:

Lajmi ka shkaktuar dëshpërim mes miqve të Xhovanit në median sociale. Një mik shkroi: “U prehtë në paqe shpirti yt miku dhe vëllai ynë”.

Ndërsa një tjetër tha: “Ngushëllime familjes. Shpirti i tij u preftë në paqe”.

Një burrë i tretë komentoi: “E pabesueshme. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve. Krishti e vendosi në parajsën e tij.”