Ballina Kronika Zbardhet vrasja e shqiptarit në mes të plazhit në Itali

Zbardhet vrasja e shqiptarit në mes të plazhit në Itali

Dy të arrestuar për ekzekutimin e Selavdi Shehajt në Shtator të 2020-s

Duket se vrasja e shqiptarit 38-vjeçar Selavdi Shehaj, i ekzekutuar më 20 Shtator 2020-s në plazhin e Torvaianica, në Pomezia, është zbardhur. Raul Esteban Calderon, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si “Diaboliku”, ngjarje kjo e ndodhur në Romë në 2019-n, sipas prokurorisë kryeqytetase, ka marrë pjesë edhe në vrasjen e shqiptarit Selavdi Shehaj. Ai ka pasur edhe një bashkëpunëtor, Enrico Bennato, i cili ndodhet i arrestuar për krime të tjera.

Sipas asaj që shkruan Romatoday, për të dy, autoritetet kanë ekzekutuar masat e arrestit të premten e shkuar. Sipas asaj që informon prokuroria, ishin provat në vendin e ngjarjes dhe hetimet që pasuan, që çuan tek dy të dyshuarit, të tilla si dëshmitë e personave okularë në momentin e ngjarjes dhe elementet e përfituara nga analizimi i videos së ekzekutimit.

Hetimet e nisura menjëherë pas vrasjes që ndodhi në plazh, në sy të pushuesve mëngjesin e asaj të diele, zbuluan se dyshja kishin shkuar në plazh me një motor. Njëri prej tyre me fytyrën e zbuluar, u hoq sikur po vraponte duke u futur mes pushuesve. Në këtë moment e qëlloi shqiptarin me armë, ndërkohë që ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes së tij. Një rindërtim i skenës fillimisht falë dëshmive të të pranishmëve në vendin e ngjarjes. Më pas ishte videoja që bëri të mundur identifikimin e motorit në momentin e mbërritjes dhe largimit.

Vrasja, sipas hetimeve, dyshohet se erdhi si pasojë e konfliktit për kontrollin e territorit të shpërndarjes së drogës./tvklan.al