Ballina Kronika Punonjësin e EVN-së e gjen belaja në Nikushtak të Likovës

Punonjësin e EVN-së e gjen belaja në Nikushtak të Likovës

Një punëtor i EVN Maqedoni është sulmuar fizikisht dje në Likovë gjatë kohws kur ishte me shwrbim, njoftoi sot SPB Kumanovë.

“Dje në ora 15:30, në SPB Kumanovë, një punonjës i EVN Maqedoni ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, është sulmuar fizikisht nga personi me inicialet N.S. “, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme I Kumanovës, transmeton Tetova News.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.