Ballina Kronika Zjarri shkrumbon tri makina para një pallati në Çair të Shkupit

Zjarri shkrumbon tri makina para një pallati në Çair të Shkupit

Policia njoftoi se dje rreth orës 04:15 në SPB Shkup, personi me inicialet F.S. (29 vjeç), nga Shkupi, ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim, pas së cilës ka vërejtur se para ndërtesës në zonën e Çairit kishte shpërthyer zjarri në veturën e tij “Fiat Punto” me targa të Shkupit  Nga zjarri është përfshirë edhe vetura “Citroen”, me targa të Shkupit, në pronësi të E.T. (50) nga Shkupi dhe vetura “Skoda Octavia”, me targa të Shkupit, në pronësi të V.R. (38 vjeç), gjithashtu nga Shkupi, njofton MPB, transmeton Tetova News.

Një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve së Shkupit ka shuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje një ekipi nga SPB Shkup.

@tn.lajmelokale
@tetovanews