Ballina Kronika Aksident në Tetovë/Makina përplas një vajzë të mitur

Aksident në Tetovë/Makina përplas një vajzë të mitur

Një këmbësore e mitur ka mbetur e lënduar rëndë në një aksident automobilistik dje në Tetovë. Ajo ka qenë duke ecur në rrugën “Hekurudha”, kur është përplasur nga një makinë e tipit “Audi”.

-Rreth orës 12:45, në rrugën “Hekurudha” në Tetovë, vetura e tipit “Audi”, me targa të Tetovës, e drejtuar nga 32-vjeçari me inicialet S.I. nga Reçica e Madhe, ka goditur një këmbësore të mitur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, transmeton Tetova News.

Një ekip nga SPB – Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews