Ballina Aktualitet Kosovë VIDEO/Ganimete Musliu e quan “rrugaç” dhe i hedh gotën me ujë Minsitrit...

VIDEO/Ganimete Musliu e quan “rrugaç” dhe i hedh gotën me ujë Minsitrit të Bujqësisë, Faton Peci

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç e më pas e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim raporton Gazeta Express.

Debati mes Musliut e Pecit ka eskaluar teksa deputetja e PDK-së e ka lëshuar mbledhjen e komisionit pas përplasjes.

“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, ka thënë Musliu teksa ka lëshuar mbledhjen.

“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli ka kërkuar pauzë pas përplasjes së deputetes Musliu me ministrin Peci.

Artikulli paraprakErion Veliaj: Shumë kënaqësi të prisja kreun e ri të Komunës së Tetovës, mikun tim, Bilall Kasami
Artikulli tjetërAksident në Tetovë/Makina përplas një vajzë të mitur