Ballina Aktualitet Kasami dhe NPK “TETOVA” japin lajmin e mirë: Përfundon me sukses sanimi...

Kasami dhe NPK “TETOVA” japin lajmin e mirë: Përfundon me sukses sanimi i defektit në Leshnicë, nuk do ketë më mungesë uji

Ekipet e NPK “Tetova”-Tetovë që prej tre ditësh po punojnë në sanimin e defektit të ujësjellësit në linjën e Leshnicës.
Si rezultat i këtyre defekteve të trashëguara shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesë të ujit, andaj si përfaqësues i tyre sot dola të përcjell nga afër punimet për sanimin e defektit të ujësjellësit, i cili fatmirësisht sapo u sanua dhe qyteti i Tetovës nga sot do të ketë ujë të pijshëm.

Dua të falënderoj të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Komunale, që edhe në këto temperatura të ulta nuk u ndalën aspak, por punuan për të zgjidhur problemin.

Poashtu, i uroj shërim të shpejtë të punësuarit Rahim Hasani, i cili u lëndua gjatë punës.

Tetovarët meritojnë jetë dinjitoze në qytetin e tyre!, shkruan Kasami në faqen e tij zyrtare në facebook.

PËRFUNDON ME SUKSESE SANIMI I DEFEKTIT NË LINJËN E LESHNICËS

Pas një pune intensive disa ditore punëtorë të ndërmarjes nga Nj.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimi ” kanë përfunduar me sukses sanimin e defektit ne gypin f-500 .Duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe sasinë e borës punëtorët tanë ishin të angazhuar maksimalisht që qytatarëve tanë tu sigurohet uji për pije.

Gjithashtu falënderojmë qytetarët për durimin, solidarizimin dhe mirëkuptimin që dëshmuan gjatë këtyre ditëve kur mungoi uji për pije.

Ju falemnderojmë për mirëkuptimin!
Me respekt.
NPK TETOVA Tetovë