Ballina Aktualitet Prokuroria kërkoi paraburgimin e Mijallkovit, duke alarmuar që ekziston mundësia për arratisje

Prokuroria kërkoi paraburgimin e Mijallkovit, duke alarmuar që ekziston mundësia për arratisje

Në lidhje me rastin “Parcelat në Vodno”, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Sasho Mijallkovin në lidhje me shpëlarjen e parave, përkundër vendimit për lirimin e tij, transmeton Portalb.mk.

“Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit në Shkup, përmes së cilës u pranua ankesa e Sasho Mijallkovit dhe është ndryshuar vendimi për paraburgim, prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për Sasho Mijallkovit”, njoftojnë nga Prokuroria, duke e vlerësuar që përkundër garancisë, akoma ekziston rreziku për ikje.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në veprën penale për shpërlaje të parave në bazë të nenit 273, paragrafi 1, në lidhje me nenin 24 nga Kodi Penal.

Në këtë rast, përveç Gruevskit, akuzohen edhe biznesmeni Orce Kamçev, nëna e tij Ratka Kunovska-Kamçeva, Sasho Mijalkov, Risto Novaçevski dhe Nenad Josifoviq. Sipas akuzës, Gruevski nga viti 2006 deri në vitin 2012, si kryetar i VMRO-DPMNE-së, donacionet partiake që i ka marrë, personalisht ose nëpërmjet komiteteve komunale, i ka mbajtur për vete, kështu që ka mbledhur 1.3 milion euro.

Nga tetori i vitit 2012-të deri në shtator të vitit 2013, paratë i ka harxhuar duke blerë tokë ndërtimore në Vodno, më saktësisht në pjesën mbi Panorama, gjegjësisht në vendin e quajtur Sherbetnica. Gjithashtu në akuzë thuhet se Gruevski ka pasur edhe dy banesa të fshehta në ndërtesën në Bihaçka, në banesën ku ka jetuar përpara se të arratiset.

Ndryshe, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, do të lirohet nga paraburgimi pasi gjykata ka pranuar garancinë e ofruar prej 11 milionë euro. Mijallkov nga 26 shkurti është në paraburgim në burgun e Shkupit, ai u dënua me tetë vite burg për rastin “Thesar”, për furnizim të pajisjes britanike për ndjekje të komunikimit elektronik për DSK. Gjykim të shkallës së parë prej 12 vitesh burg ka edhe për rastin “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm ndërsa në rrjedhë janë edhe disa lëndë të tjera për të cilat është i akuzuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews