Këngëtarja, Fjolla Morina, është një nga personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar gjatë vitit 2021. Ajo përfundoi në burg dhe ky lajmi ishte kryefjala e mediave rozë. Pas daljes nga burgu, këngëtarja ka folur në hollësi për herë të parë në një intervistë dhënë për televizionin T7.
Këngëtarja ka thënë se ajo ishte periudha më e vështirë të jetës së saj dhe se shumë shpesh kishte menduar se nuk do t’ia dalë.
“Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri”, ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.
Më tej, Fjolla u shpreh se familjes së saj i ka ndikuar shumë, sidomos vajzat e kanë përjetuar shumë keq.
“Deri të vdes s’kam me harru, vajzat e përjetuan shumë keq. Madje, vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë”, tha Morina, teksa shtoi se nuk e ka merituar burgun./abcnews.al