Një 24-vjeçar shqiptar është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve përballë forcave ruse në kufi. Shqiptari është në grupin e vullnetarëve së bashku të huaj të tjerë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë, të cilët luftojnë me rusët për të mbrojtur Ukrainën.
“Ne jemi të bashkuar nga dëshira jonë për të ndaluar agresionin rus,” tha Vano Kakviashvili, veteran 38-vjeçar i ushtrisë gjeorgjiane që aktualisht shërben në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë. “Kjo është lufta e brezit tonë. Ne duhet të luftojmë për lirinë e Ukrainës,” shtoi ai.
Në stërvitjet e kësaj dite, pesë gjeorgjianët janë të gjithë veteranë luftarakë të pushtimit rus të atdheut të tyre në vitin 2008. Ndërsa 24-vjeçari i quajtur Emanuel Bazanji, është një ish-ushtar i ushtrisë shqiptare i cili doli vullnetar për të luftuar për Ukrainën sepse “ky është kufiri i fundit për demokracinë”, siç e quan ai.
“Ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, dashuria për demokracinë dhe dashuria për të ndihmuar njerëzit,” tha Bazanji për Coffee or Die Magazine, përcjell abcnews.al.
“Ne nuk paguhemi këtu, nuk po kërkojmë asgjë nga qeveria e Ukrainës, ne jemi këtu vetëm për t’i ndihmuar këta njerëz të kenë një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që na bashkon, të shohim njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të lirë”, shtoi ai më tej.
Nën komandën e një ish-oficeri ushtarak gjeorgjian të quajtur Mamuka Mamulashvili, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë funksiononte më parë si një njësi e vijës së parë në vitet e para të luftës në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Tashmë e pozicionuar në periferi të Kievit, kjo njësi tërësisht vullnetare është bërë rekrutimi për të huajt që nënshkruajnë kontratë shërbimi tre-vjeçare në detyrë aktive me forcat e armatosura të rregullta të Ukrainës.
“Rusia duhet të ndalet me Ukrainën dhe Ukraina duhet të marrë sovranitetin e saj”, tha Mamulashvili. “Ne po luftojmë për demokracinë perëndimore, ne po luftojmë për demokracinë botërore, në fakt. Dhe të gjithë duhet të kuptojnë se është një luftë e vërtetë, dhe është fytyra e vërtetë e Rusisë që ne shohim sot në Ukrainë.”
Që nga fillimi i luftës në 2014, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë ka regjistruar ushtarë nga 27 vende, duke përfshirë SHBA, Australi, Gjermani, Gjeorgji, Meksikë, Azerbajxhan, MB, Austri, Francë, Greqi, Japoni, Kroaci dhe Serbi. Dhe tani, ndërsa forcat ruse janë të grumbulluara në kufijtë e Ukrainës dhe kërcënojnë një pushtim të plotë këtë dimër, Mamulashvili tha se ka pasur një rritje të numrit të të huajve që aplikojnë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë me shpresën për të shërbyer në forcat e armatosura të Ukrainës. g.v/abcnews.al