Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në rajonin e Manastirit
Dje, në orën 07.43, në stacionin policor të Novacit, J.M. ka raportuar se në fshatin Dobrushevë, rajoni i Manastirit, gjatë natës në dhomën ndihmëse ka shpërthyer zjarri në të cilin ka humbur jetën gjyshi i saj me inicialet A.M. (94 vjeç), njofton Ministria e Punëve tè Brendshme, transmeton Tetova News.
Një mjek i ambulancës konstatoi vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Manastir.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.