Ballina Kronika Shqiptari arratiset me çarçaf nga burgu italian natën e ndërrimit të viteve

Shqiptari arratiset me çarçaf nga burgu italian natën e ndërrimit të viteve

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një shqiptar është arratisur nga burgu i Vercellit në natën e Vitit të Ri. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i burgosur për grabitje në disa vila, përdori çarçafë për të ikur nga kati i katërt, pasi kishte sharruar hekurat.

Bashkëpunëtorët e prisnin jashtë dhe mundën ta largojnë. Ndërkohë shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia pasi dyshohet se theu krahun teksa u hodh nga çarçafët.

Kjo ngjarja ka alarmuar policinë e burgjeve të cilët janë vënë në ndjekje të shqiptarit. /abcnews.al/