Ballina Kronika Maqedoni/Mbesa njofton policinë për ngjarjen e rëndë: Zjarri përfshiu shtëpinë, gjyshi u...

Maqedoni/Mbesa njofton policinë për ngjarjen e rëndë: Zjarri përfshiu shtëpinë, gjyshi u dogj i gjallë!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në rajonin e Manastirit

Dje, në orën 07.43, në stacionin policor të Novacit, J.M. ka raportuar se në fshatin Dobrushevë, rajoni i Manastirit, gjatë natës në dhomën ndihmëse ka shpërthyer zjarri në të cilin ka humbur jetën gjyshi i saj me inicialet A.M. (94 vjeç), njofton Ministria e Punëve tè Brendshme, transmeton Tetova News.

Një mjek i ambulancës konstatoi vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Manastir.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews