Ballina Aktualitet Fëmija i parë i 2022 në Tetovë një vajzë/ Kasami: I dëshiroj...

Fëmija i parë i 2022 në Tetovë një vajzë/ Kasami: I dëshiroj jetë të gjatë e të lumtur! (VIDEO+FOTO)

Kryetari i Qytetit të Tetovës, Bilall Kasami ka vizituar në hapësirat e spitalit foshnjën e parë të këtij viti në qytetin ku tashmë udhëheqë, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas ardhjes së Vitit të Ri, në qytetin e Tetovës ka lindur fëmija i parë. Ky është banori më i ri i këtij qyteti. I urojmë një jetë plot shëndet, lumturi dhe begati. Le të rritet i lumtur dhe të sjell lumturi”, deklaroi Kasami.

Ai sqaroi që foshnjës i kanë dhuruar një kupon, vlera e të cilës është 40 mijë denarë. Raportohet që foshnja e parë në Tetovë është vajza me masë 3.480 kg dhe gjatësi 50 centimetra. Ajo është fëmija i parë i nënës Mevlude Idrizi.

Ndërkohë, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë vizitës së tyre nuk kanë bërë me dije se a kanë ndarë ndonjë dhuratë për foshnjën e parë.

Sonte, menjëherë pas ardhjes së Vitit të Ri, në qytetin e Tetovës ka lindur fëmija i parë. Ky është banori më i ri i këtij qyteti. I urojmë një jetë plot shëndet, lumturi dhe begati. Le të rritet i lumtur dhe të sjell lumturi.

Ne, Komuna e Tetovës i dhuruam fëmijës së porsalindur një kupon për fillim të mbarë të jetës, me dëshirën që Zoti t’i dhurojë jetë të gjatë dhe të lumtur.

Mirë se vjen fëmijë i lumtur.
Urime dhe shëndet!