Ballina Shëndeti 5 ushqime që lehtësojnë urthin

5 ushqime që lehtësojnë urthin

Urthi zakonisht shfaqet pas një vakti të rëndë dhe pikant, si dhe kur shtriheni ose pini menjëherë duhan pas ngrënies. Vjen për shkak të refluksit të përmbajtjes acidike të stomakut, për shkak të relaksimit të muskul unazor të ezofagut, i cili normalisht mbyllet sa më shpejt.

Por nëse ajo mbetet e hapur, atëherë ushqimi ngrihet nga stomaku dhe ju ndjeni një ndjesi djegieje në ezofag. Nëse vuani nga urthi, ushqimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë shumë.

Bananet

Bananet qetësojnë simptomat e urthit, duke lehtësuar djegien që ndjeni për shkak të lëngut gastrik duke mbrojtur ezofagun e irrituar. Provoni të hani një banane për mëngjes.

Xhenxhefil

Është i shkëlqyer për shumë sëmundje të tretjes. Thjesht vendosni pak xhenxhefil në ujë të vluar për të bërë pijen më të mirë për urthin.

Qumësht bajame

Nëse pini një gotë qumësht bajame në mëngjes, do ta filloni ditën me më pak probleme me tretjen. Redukton urthin dhe ndihmon në trajtimin e simptomave të pakëndshme.

Kopër

Mjafton të vendosni dy lugë çaji fara kopër me mjaltë në ujë të vluar, ta pini dhe do të zbuloni se simptomat e urthit do të fillojnë të zhduken.

Kefir dhe aloe

Për të qetësuar urthin mjafton të përzieni një lugë çaji lëng aloe me pak kefir. Kjo përzierje mund të lehtësojë simptomat, sepse lëngu nga bima e aloes redukton inflamacionin dhe shëron traktin gastrointestinal dhe kefiri neutralizon acidin. Por mos e teproni me lëngun e aloes, pasi mund të shkaktojë diarre dhe dhimbje stomaku. /abcnews.al