Ballina Aktualitet “Çfarë ndodhi me aksesorët e arit?” Familjarët e viktimave në autobusin në...

“Çfarë ndodhi me aksesorët e arit?” Familjarët e viktimave në autobusin në “Struma” kërkojnë hetim paralel

Siç raporton BNT, familjarë të afërt të viktimave janë deklaruar për televizionin se presin më shumë infromacione për arin dhe aksesorët me vlerë që viktimat e kanë mbajtur me vete.

Pas tragjedisë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkuan nga Gjykata e Rrethit në Pernik në mënyrë paralele t’i hetojë arsyet e aksidentit dhe presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që udhëtarët e kanë mbajtur me vete.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e madhe, një pjesë e të mbijetuarve kthehen në Bullgari, ndërsa familjarët i presin sendet e ruajtura të familjarëve të tyre.

“Kam dëshmi se kunata ime ka aksersorë në vlerë prej 7.000 eurove gjatë udhëtimit. Ari nuk digjet”, shprehet Qamuran Pajazitovski.

Edhe të mbijetuarit edhe familjarët e viktimave kërkojnë hetim paralel për tragjedinë. Kujtojmë se në aksidentin në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 45 persona prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 mbijetuan. /abcnews.al/