Buka është ushqimi i përditshëm në tryezën e çdo familjeje dhe padyshim shoqëruesja kryesore në çdo gatim. Ajo shijon shumë kur është e ngrohtë dhe është një sfidë më vete për ta mbajtur atë të freskët për disa ditë.
Megjithatë, ka disa mënyra të thjeshta, të cilat ndihmojnë në zgjatjen e freskisë dhe butësisë së bukës edhe nëse kanë kaluar disa ditë. Nëse nuk ruhet siç duhet, ajo thahet, preket nga lagështia dhe myket. Për të shmangur këtë, ndiqni dy këshillat e mëposhtme.
1. Para se ta fusni bukën në furrë, fshijeni pjesën e brendshme me një leckë të lagur në uthull. Do të ndihmojë për ta mbajtur atë më gjatë.
2. Ruajeni bukën në një qese plastike, por fillimisht vendosni pak selino në të. Mos harroni ta mbyllni mirë pasi buka kur bie në kontakt me ajrin thahet edhe më shpejt. /abcnews.al