Ballina Kronika Gostivar, arrestohen katër persona, makina i kthehet pronarit nga Reçica e Madhe

Gostivar, arrestohen katër persona, makina i kthehet pronarit nga Reçica e Madhe

Me datë 23.01.2022, rreth orës 16.10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Spartamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat me inicialet Sh.M.(21), V.U. (22). Sh.M.(21) dhe F.A. (22), të gjithë nga Vrapçishti i Gostivarit.

Ata dyshohen se paraprakisht, në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë një automjet të udhëtarëve të tipit  “Citroen Berlingo”, me targa të Tetovës, në pronësi të personit me inicialet N.I. (43) nga Reçica e Madhe e Tetovës.

Gjysmë ore më herët automjeti ishte gjetur dhe i ishte kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet procedimi përkatës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews