Ballina Bota Rusia dërgon luftanijet gjigante në Detin e Zi (VIDEO)

Rusia dërgon luftanijet gjigante në Detin e Zi (VIDEO)

Rusia publikoi sot pamjet e luftanijeve të saj gjigante që dërgoheshin në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën.

Moska tha se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi mes tensioneve me NATO-n në Evropën lindore.

Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot se grupi ushtarak në të cilin përfshihen frigata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur nga portet e Sevastopol e Novorossiysk në brigjet jugore të vendit.

Një video e publikuar nga ushtria tregonte disa nga anijet më të reja luftarake që merrnin pjesë, siç është frigata Admiral Essen, e cila është bashkuar me flotën në 2016, apo korveta Ingushetia, që nisi lundrimet në vitin 2019.

Manovrat në anën evropiane po zhvillohen në një kohë me ato të flotës veriore në detin Barents.

NATO gjithashtu ka nisur manovrat e saj të quajtura Neptune Strike 2022, që nisën të hënën në Mesdhe, mes të cilave merrte pjesë aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman dhe grupi shoqërues.

https://youtu.be/UGDCvbdnlrU