Miq, shokë dhe familjarë, varrimi i djalit te axhës do të bëhet diten e shtunë, më 19.02.2022, mbas namazit të drekës, jepet njoftimi në faqen Familja Ferati f.Zherovjan, transmeton Tetova News.
Zulkadri Ferati u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në qytetin gjerman Hanover. Ai ishte 34 vjeç.
Zulkadri Ferati gjatë kohës së studimeve në universitetin e Evropës Juglindore ka qenë sekretar i Parlamentit Studentor (2005-2009) ndërsa pas mbarimit të studimeve vendoset në Gjermani.
Ja si e kujtojnë familjarët dhe miqtë:
Pasi që me dhimbje të thellë e mora lajmin se ndërroj jetë djali i hallës Zulkadri Ferati, nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të kujtojmë atë që Zoti i gjithësisë na tregon ne kuran:
“Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”
(Sure El Bekare: 155 – 157), shkruan Omer Adili.
Te Allahut jemi dhe vetem tek ai do te kthehemi
Sot mora lajmin me te hidhur ne jet u nda nga kjo bot vellau im ♥️
Zoti te shperbleft me xhenet vella inshallah
Do te mbetesh gjthmon ne zemrat tona Vella, shkruan Jetonn Ferati.
Te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi.Ishe çdoher i Buzqeshur dhe i èmbèl per tègjith.Allahu xh.sh na bashkoft ne xhenet In Shaa Allah vllaj jon Zulkadri Ferati, shkruan Nashit Ferati.
Të Allauhut jemi dhe vetem tek ai do kthehemi.
Me dhimbje ju njoftoj se sot u largua nga kjo bot edhe Kolega shoku Miku Dhendri vellau i jon edhe i juaj Ferati Zulkadri, shkruan Irfan Ferati.
TÉ ALLAHUT JEMI DHE TEK ALLAHU DO TÉ KTHEHEMI.
SHUMÉ HERÉT U NDAVE NGA KJO BOTÉ MIKU JONÉ I DASHUR ZULKADRI FERATI. DÉ MBETESH GJITHMON NÉ ZEMRAT DHE KUJTIMET TONA SI DJALÉ I SJELLSHÉM I URTÉ SHEMBULLOR QÉ KISHE RESPEKT PÉR ÇDOKÉND.
ALLAHU TÉ SHPÉRBLEFTÉ ME XHEHNET.
ALLAHU FAMILJES DHE TÉ GJITHÉVE QÉ JANÉ NÉ DHIMBJE JU DHUROFTÉ SABRIN, shkruan Buran Durmishi.
Sot humbëm nje vëlla nje familjar nje shok! Zoti te shperbleft me xhehnet (Zulkadri Ferati), shkruan Asllan Ferati.
Zuli, sot na la!
Njerëz t’mirë si Ferati Zulkadri, m’kanë bo me dashtë Tetovën, e me u ndi si n’shpi.
Ngushëllime familjes e shoqnisë. Përherë në zemrat tona Zuli, shkruan Demiri Kujt.