Presidenti rus Vladimir Putin dhe aleati i tij, Aleksandër Lukashenko kanë zgjatur stërvitjet ushtarake të cilat duhet të përfundonin të dielën. Për këtë arsye, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinkn theksoi se situata në Ukrainën lindore është duke u përkeqësuar pasi Rusia po mban 30,000 trupa në Bjellorusi.
Sipas tij, Moska po kërkon një pretekst për të pushtuar Ukrainën. Blinken tha se zgjatja e stërvitjeve ushtarake tregon se bota është në prag të luftës, transmeton BBC.
Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford tha se njoftimi i bërë nga ministria e mbrojtjes së Bjellorusisë është një tjetër sinjal i fortë se Rusia nuk tërhiqet në qëndrimin e saj ndaj vendeve perëndimore për Ukrainën.