BBC ka mundur të marrë dëshmi nga ushtarët ukrainas në vijën e parë të frontit me Rusinë. Në vijën e frontit në Zolote, në Ukrainën lindore, ushtarët ukrainas shprehen se kanë luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Kremlini që nga viti 2014.
Ata thonë se urdhrat e tyre nuk kanë ndryshuar që kur presidenti Putin njohu dy enklavat separatiste si republika të pavarura.
Ukrainasit thonë se tashmë prej vitesh ka pasur një prani ushtarake ruse në vijën e frontit. Ndryshimi i tyre është vetëm se tani do të ishte zyrtare.
“Nëse rusët vijnë, ata nuk do të jenë të motivuar si ne,”- deklaroi një ushtar.
“Ne po mbrojmë Atdheun tonë, kështu që do të qëndrojmë në këmbë. Dhe nuk do të jetë si në vitin 2014 kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë. Tani kemi një ushtri të fortë!”- shton ai.
Gjatë xhirimeve të ekipit të BBC pati shpërthime me granata dhe rreth gjysmë ore më vonë ukrainasit iu përgjigjën zjarrit.
Frika qëndron se situata në vijën e frontit mund të përshkallëzohet. Sipas analistëve rrezikohet më shumë sesa e ardhmja e Ukrainës dhe theksohet se kjo mund të ketë implikime afatgjata për sigurinë në Evropë.