Personazhet e njohur shqiptar njihen për jetën e tyre tejet luksoze. Ata marrin gjithmonë vëmendjen me shumat marramendëse që shpenzojnë për një dalje televizive. Së fundmi, ka qenë Beatrix Ramosaj ajo që ka tërhequr vëmendjen.
Kësaj here jo për marrëdhënien me Donaldin por për shifrën e kripur që ka shpenzuar për një çantë. Ka qenë faqja në Instagram “Shqip.closet”, që ka shqyrtuar një ndër veshjet e saj gjatë pushimeve në Dubai.
Vetëm çanta e saj ka kushtuar 55 mijë euro ndërsa këmisha prej mëndafshi ka kushtuar 990 euro. Kujtojmë që Trixa vijon të mbetet mjaft e komentuar dhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Dje ajo nënkuptoi se i kishte dhënë fund lidhjes me Donaldin. /abcnews.al