Ballina Kronika Dy incidente në Tetovë

Dy incidente në Tetovë

29-vjeçari nga Tetova me inicialet  D.S. dje (22 shkurt), në orën 07.00 në SPB Tetovë ka raportuar se më pak se një orë më parë, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë me veturën e tij është ndjekur nga 45-vjeçari me inicialet Xh.I. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, i cili menjëherë ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe e ka kërcënuar se do ta vriste. Personi i raportuar Xh.I. është thirrur në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Mbrëmë (23 shkurt), njëzet minuta pas mesnate, në zonën qendrore të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë arrestuar 18-vjeçarin V.L. nga Tetova, i cili kishte refuzuar urdhrin e tyre dhe nuk kishte dokumente identifikimi, ndërsa gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetë një boks metalik. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë adekuate në bazë të nenit 80 i Ligjit për Armë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews