Operatori “Nord Stream 2” falimentoi për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë që pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Falimentimi u konfirmua nga qeveria e kantonit zviceran të Zug-ut, ku ishte regjistruar Nord Stream 2 AG, shkruan edicioni zviceran “Le Temps”.
Më shumë se 100 persona humbën punën për shkak të falimentimit të kompanisë.
Pasdite, dy bashkëbisedues, në kushte anonimiteti, ndanë me agjencinë “Reuters” situatën në lidhje me negociatat për mundësinë e falimentimit të kompanisë.
Sipas tyre, Nord Stream 2 AG është duke u konsultuar me një këshilltar financiar në lidhje me shlyerjen e disa detyrimeve të saj.
Kompania synon të fillojë procesin e shpalljes së falimentimit në një gjykatë zvicerane këtë javë.
Përveç kësaj, sipas agjencisë, kompania po ndërpret kontratat me punonjësit.
Nuk është ende e qartë nëse Nord Stream 2 AG planifikon të mbyllë të gjitha kompanitë, apo nëse Gazprom do të vazhdojë t’i përdorë ato për shërbimin e gazsjellësit.