Tani është gjithçka e pasigurt. Në orën tetë të mëngjesit fiks. Dhe ndoshta duhej të zbatohej për të gjithë.
Në mëngjesin e 26 shkurtit, në faqen e internetit të gazetës “Ria Novosti”, agjencia shtetërore e shtypit, distilues i zyrtarëve qeveritarë, u publikua një analizë kurioze e shkruar nga një prej komentuesve më ekspertë të gazetës. “Ukraina është kthyer në Rusi, epokës së diasporës së botës ruse po i vjen fundi”.
Autori ka një emër tjetër, por duket përmbledhja e interpretimeve personale të historisë të bëra nga presidenti rus javët e fundit. Mirë, është një gabim. Ndodh që me nxitim publikohet një artikull që jep në fakt diçka që nuk është ende.
Por tani del se edhe në kanalin televiziv “Sputnik” dhe në faqen e tij online dhe në atë të një tjetër medieje qeveritare, në të njëjtën kohë të së njëjtës ditë, ishte shfaqur i njëjti artikull, duke festuar fitoren ruse pas vetëm dy ditësh luftime në Ukrainë.
Dhe për këtë arsye, hipoteza e një komenti triumfal që shpjegon synimet e Kremlinit, për t’u transmetuar në rrjete të unifikuara, merr formë.
Në dokument, Evropa dhe Bashkimi Evropian përkufizohen si “mashtruese dhe mosmirënjohëse”, veçanërisht pa memorje, “sepse lindja e tyre u bë e mundur vetëm falë përpjekjeve tona”.
“Rusia po rikrijon unitetin e saj historik: tragjedia e vitit 1991, kjo katastrofë e tmerrshme e historisë sonë, më në fund u tejkalua”. Nuk kishte zgjidhje tjetër, sipas kolumnistit entuziast.
“Me vendimin për të mos ia lënë brezave të ardhshëm zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, mund të themi pa asnjë ekzagjerim, se Vladimir Putin ka vendosur një përgjegjësi të madhe mbi supet e tij”.
Por për fat, gjithçka shkoi mirë. “Problemi ynë ishte kompleksi i të qenit një komb i ndarë dhe i poshtëruar, i cili filloi kur “Nëna Rusi”, filloi të humbiste pjesë të territorit të saj dhe më pas u detyrua të pajtohej me idenë e ndarjes në dy shtete dhe dy popuj. Tani problemi nuk ekziston më: Ukraina është kthyer në Rusi. Kjo nuk do të thotë se institucionet e saj nuk do të njihen, por ato do të rindërtohen dhe do të kthehen në gjendjen e tyre origjinale, duke qenë pjesë e botës ruse”.
Në këtë skenar të fitores dërrmuese dhe pa frymë, Perëndimi është është shfaqur belbëzues, i aftë vetëm të nënvlerësojë forcën e Putinit. “A mund të besojë vërtet dikush në Paris dhe Berlin se Moska do të hiqte dorë nga Kievi?
Amerika dhe Evropa nuk kishin forcën për ta mbajtur Ukrainën brenda sferës së tyre të ndikimit. Më saktësisht, ata kishin vetëm një strategji: të vendosnin bast për rënien e Rusisë. Por ishte e qartë për gati njëzet vjet, nga fjalimi i Putinit në Mynih në vitin 2007, se presioni nga Perëndimi nuk do të kishte sjellë asnjë rezultat, sepse Rusia ka qenë gjithmonë e gatshme për t’u përballur me to, moralisht dhe në një nivel gjeopolitik.
Por fitorja e madhe e Ukrainës, ku duhet të na çojë saktësisht? Autori ofron përgjigjen e Putinit përmes një pale të tretë. “Për ndërtimin e një rendi të ri botëror, i cili po përshpejton dhe në të njëjtën kohë po godet godinën e globalizimit anglo-sakson. Një botë shumëpolare më në fund po bëhet realitet”.
Rreshtat e fundit të artikullit, janë më të rëndësishmit, sepse zbulojnë vizionin dhe synimet e Putinit. “Ky është një konflikt midis Rusisë dhe Perëndimit, një përgjigje ndaj përparimit të atlantizmit… Rusia jo vetëm që ka nisur një sfidë, por ka treguar se dominimi perëndimor tashmë ka marrë fund. Kina, India, bota islame dhe Afrika, Azia Juglindore, të gjithë e kanë kuptuar falë nesh se epoka e dominimit global nga Perëndimi tani ka përfunduar”.
Artikulli ka pothuajse të gjitha mendimet e Vladimir Putinit. Mungojnë vetëm disa detaje.
Por lufta nuk zgjati vetëm dy ditë. Dhe pastaj, një mendim, vetëm një, për popullin ukrainas, do të kishte lënë një përshtypje të mirë.
Një foto e sheshit Maidan të Kievit, u zgjodh për të shoqëruar artikullin. Nëse në dukje nuk jep asgjë tjetër, artikulli zbulon që në fillim se cilat ishin qëllimet e vërteta të Kremlinit.(SI)