Autoritetet zyrtare të Ukrainës paralajmërojnë se nuk mund të përjashtojë mundësinë që Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët në vazhdim.
Paralajmërimi vjen pas një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit bjellorus Alexander Lukashenko në Moskë, me zyrtarët ukrainas që paralajmëruan se trupat bjelloruse mund të urdhërohen të kalojnë kufirin sonte në mbrëmje.
“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund t’i bashkohen Rusisë më 11 mars në orën 21:00 (19:00 GMT),” thuhet në një deklaratë ukrainase, shkruan BBC.
Zyrtarët pretenduan se Putini mund të urdhëronte që bombarduesit rusë të niseshin nga territori ukrainas për të bombarduar objektivat në Bjellorusi, duke i dhënë Lukashenkos një pretekst për të nisur një pushtim.
BBC thekson se nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë objektive informacionin.
Ne nuk kemi parë asnjë provë të pranisë së trupave bjelloruse në Ukrainë – Shtetet e Bashkuara
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk e kanë parë praninë e Bjellorusisë, një aleat i ngushtë i Rusisë, në Ukrainë.
“Ne nuk kemi parë asnjë provë që trupat ose forcat bjelloruse kanë lëvizur brenda Ukrainës,” tha John Kirby, një zëdhënës i Pentagonit.
Megjithatë, Pentagoni shtoi gjithashtu: “Ne nuk po monitorojmë asnjë ndërhyrje të afërt të forcave bjelloruse. Kjo nuk do të thotë se kjo nuk mund të ndodhë ose se nuk do të ndodhë.”
Ukraina ka thënë se ka frikë se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët e ardhshme dhe ka akuzuar Rusinë për bombardimin e një fshati bjellorus, që mund të jetë një përpjekje për ta tërhequr Bjellorusinë në luftë.
Të premten, agjencia shtetërore e lajmeve Belta e Bjellorusisë raportoi se Bjellorusia dhe Rusia kishin rënë dakord që Moska së shpejti do t’i siguronte aleatit të saj pajisje ushtarake më të fundit.