Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Ukrainë.
“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden.
Kjo është hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë.
Më herët ata kishin thënë se po ndjekin me vemëndje situatën në Ukrainë, dhe se sulmet e Rusisë mbi popullsinë vcivile mund të konsiderohen krime lufte.
“Vërejtjet e Presidentit flasin vetë,” tha më pas sekretarja e shtypit Jen Psaki. Ajo tha se Biden “po fliste nga zemra”.
Sipas saj hetimi në vazhdim në Departamentin e Shtetit për krimet e luftës ishte ende duke u zhvilluar.
Biden fillimisht tha “jo” kur u pyet nëse Putin ishte një kriminel lufte, por u kthye menjëherë te një grup gazetarësh për të sqaruar atë që ishte pyetur. Kur u pyet përsëri nëse Putin ishte një kriminel lufte, ai u përgjigj pozitivisht. /Abcnews.al/
President Joe Biden called Russian President Vladimir Putin a “war criminal” on Wednesday after announcing new aid for Ukraine and following Ukrainian President Volodymyr Zelensky’s virtual address to Congress. pic.twitter.com/etR8OlLSQ9
— Newsweek (@Newsweek) March 16, 2022