Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike me presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur për kërkesat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën.
Gjatë bisedës që ka zgjatur 30 minuta, Putin ka renditur disa kërkesa specifike thotë këshilltari i Erdogan, Ibrahim Kalin.
Sipas tij, kërkesat ndahen në dy kategori. Në të parën janë 4 pika dhe sipas Kalin nuk janë të vështira që Ukraina t’i plotësojë.
Mes tyre është që Ukraina të bëhet një shtet me status neutral dhe të mos aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s, gjë të cilën Zelenski e ka pranuar tashmë.
Kërkohet që Ukraina të çarmatoset dhe të japë garanci se nuk është kërcënim për Rusinë.
Gjithashtu Moska kërkon që të mbrohet gjuha ruse në Ukrainë dhe atë që e cilësojnë de-nazizim.
Në kategorinë e dytë të kërkesave, Putin ka thënë se për këto duhet të bisedojë ballë për ballë me Zelenskin.
Vetë Presidenti i Ukrainës ka kërkuar që të takohen për Putin për të negociuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Këshilltari i Erdogan gjatë një interviste për BBC nuk është treguar specifik për këto kërkesa, por tha se përfshihet statusi i rajonit të Donbasit dhe Krimesë.
Mendohet se Rusia do t’i kërkojë qeverisë së Ukrainës që të heqë dorë nga territori i saj në lindje.
Gjithashtu, Moska mund t’i kërkojë që të pranojë formalisht se Krimea tani i përket Rusisë.
Këto kërkesa konsiderohen si të papranueshme nga Ukraina pasi Rusia nuk ka asnjë të drejtë ligjore mbi Krimenë.
Pas rënies së komunizmit, Moska ka nënshkruar traktat ndërkombëtar duke pranuar se Krimea është pjesë e Ukrainës.