Putin rrezikon me të vërtetë një grusht shteti, por nëse mbijeton politikisht, do të jetë në një gjendje dobësie”. Leon Panetta ka qenë kreu i CIA-s dhe Pentagonit kur Biden ishte zëvendëspresident.
Një pjesë e kundërofensivës është duke u zhvilluar: a mund të fitojnë ukrainasit?
“Duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk ka dyshim se ata po kalojnë nga një qasje mbrojtëse në atë sulmuese. Nëse kjo çon në një fitore ushtarake, ose ka më shumë gjasa në një zgjidhje të negociuar, do të forcojë krahun e tyre gjithsesi”.
Si duhet t’i ndihmojmë ata?
“Të qëndrojmë të bashkuar në mbështetje, e cila mund të jepet në tre fusha: sanksione shtesë, armë, më shumë prani të NATO-s në vendet afër Rusisë”.
Zona e ndalimit të fluturimit?
“Këto vendime duhet të merren në bazë të nevojave të Ukrainës. Është e mundur që të nevojitet krijimi i një korridori për të ofruar ndihmë”.
A nuk e shtyn të përdorë armë kimike apo bërthamore vënia në qoshe e Putinit?
“Unë i kuptoj shqetësimet, por nuk shoh asnjë alternativë për të siguruar që ai të kuptojë se ka bërë një gabim të tmerrshëm strategjik, po paguan një çmim të lartë dhe zgjedhja në dispozicion të tij është mes një lufte më të gjerë ose ndonjë zgjidhjeje të negociuar. Është aty ku duhet ta vendosësh, me shpresën se do të marrë vendimin e duhur për të shpëtuar veten”.
Nëse ai ka përdorur armë kimike ose bërthamore, a duhet të jetë përgjigja ushtarake?
“Jam i kënaqur që Shtëpia e Bardhë po përdor ekipin e Tiger për të shqyrtuar të gjitha opsionet. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se nëse Rusia merr këtë vendim të tmerrshëm, ne do të duhet të përgjigjemi”.
A është ende i mundur negocimi?
“Putini është një ngacmues, por jo budalla. Nëse ai e kupton se duhet të zgjedhë midis mbijetesës si lider, ose të vërë veten dhe vendin në rrezik asgjësimi, ai do të bëjë zgjedhjen pragmatike që përfshin një zgjidhje të negociuar”.
Cilën?
“Ka mundësi. Dikush ndoshta e njeh Krimenë si diçka që Rusia mund ta mbajë, referendumin në zonat e tjera të diskutueshëm, një deklaratë neutraliteti nga Zelensky me garanci sigurie nga sulmet e ardhshme ruse”.