Ballina Bota Negociatat me Rusinë, ministri i Jashtëm ukrainas: Nuk tregtojmë njerëz, tokë apo...

Negociatat me Rusinë, ministri i Jashtëm ukrainas: Nuk tregtojmë njerëz, tokë apo sovranitet

Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se një armëpush im është ambicia e tij maksimale në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë, ndërsa presidenti Zelensky ka vendosur vija të qarta të kuqe.

“Ne nuk po tregtojmë njerëz, tokë apo sovranitet”, tha Dmytro Kuleba. Negociatorët nga të dyja palët janë planifikuar të fillojnë dy ditë bisedime ballë për ballë në Stamboll të martën.

Presidenti i Turqisë Erdogan tha se telefonatat e veçanta që ai ka pasur me liderët e Ukrainës dhe Rusisë kanë përparuar në një “drejtim pozitiv”.

Komentet ministri i bëri në një televizion pas mbledhjes së kabinetit sot, por nuk dha detaje të tjera. /abcnews.al