Ballina Bota Konsumuan vetëm çokollatë e ujë, dalin detajet e helmimit të Abramoviç dhe...

Konsumuan vetëm çokollatë e ujë, dalin detajet e helmimit të Abramoviç dhe dy negociatorëve ukrainas! Oligarku pati humbje të shikimit

Oligarku rus, Roman Abramoviç i cili mori pjesë në fazën e parë të bisedimeve Ukrainë- Rusi, ka konfirmuar se është helmuar. Së bashku me dy negociatorët ukrainas për paqen, sipas WSJ, thuhet se ato konsumuan vetëm çokollatë dhe ujë para shfaqjes së simptomave. Një person i katërt i cili kishte konsmuar të njëjtën gjë nuk kishte shfaqur shqetësim.

Referuar grupit investigativ të gazetarisë Bellingcat, dozat e toksinës nuk ishte e mjaftueshme për të vrarë Abramoviç dhe dy negociatorët rus dhe me gjasë është bërë me tendencën për t’i trembur e jo për t’i eliminuar.

“Bellingcat mund të konfirmojë se tre anëtarë të delegacionit në bisedimet për paqe, në mes të Ukrainës dhe Rusisë, të datës 3 dhe 4 mars 2022, janë përballur me simptoma si të helmimit me armë kimike. Në mesin e të prekurve ka qenë sipërmarrësi, Roman Abramovich”, ka thënë grupi në Twitter.

WSJ shkuan se pronari i Chelsea-t humbi edhe shikimin për disa orë, për shkak të dhimbjeve të forta, si edhe pati rrjepje të lëkurës.

Tri negociatorët përjetuan simptoma të ngjashme nga helmimi.

“The Guardian” nga ana tjetër shtoi se miliarderi u shtrua në një spital në Turqi për t’u kuruar.

Burimet e “WSJ” thanë se helmimi mund të ketë ardhur nga agjentë radikalë rusë, të cilët donin që të prishnin bisedimet e paqes, në mënyrë që lufta ende të vazhdonte.

Sy të kuq dhe irritim të lëkurës, zëdhënësi i Abramovich konfirmon helmimin në takimin e negociatave

Një zëdhënës i Roman Abramovich-it ka konfirmuar se oligarku rus dyshohet të jetë helmuar në fillim të këtij muaji pas takimit për të diskutuar bisedimet e paqes me negociatorët ukrainas.

Zëdhënësi nuk konfirmoi kush tjetër ishte në shënjestër ose cili ishte burimi i sulmit. Kujtojmë se Wall Street Journal raportoi më herët se tre persona që morën pjesë në negociatat në Kiev kishin pasur skuqje të syve, lot dhe irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar.

Thuhet se Abramovich është në rregull tani pasi incidenti ndodhi disa javë më parë dhe ai do të vazhdojë me negociatat së bashku me palën e Ukrainës në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Sipas raportimeve, njerëz të afërt me oligarkun rus thonë se ai ka qenë i përfshirë në disa takime dhe po punon vetëm në emër të tij pasi u pretendua se atij iu kërkua ndihmë. /abcnews.al/

Helmimi i negociatorëve në takimin Rusi-Ukrainë, substanca u përdor me qëllim në sasi të vogël

Detaje të tjera janë bërë të ditura nga helmimi i negociatorëve rusë dhe ukrainas në një takim të mbajtur në fillim të muajit.

Sipas asaj që raportoi më herët gjatë ditës Wall Street Journal oligarku rus Roman Abramovich dhe disa delegatë të tjerë patën simptoma helmimi pas takimit në Kiev.

Veç Abramovich-it, simptoma helmimi kishin pasur dhe dy negociatorë të palës ukrainase. Max Colchester i Wall Street Journal, i cili së bashku me uebsajtin investigativ Bellingcat raportoi i pari për ngjarjen ka folur për BBC.

Sipas Colchecter-it, helmi i përdorur mund të jetë përdorur qëllimisht në një dozë të vogël, që simptomat të mos ishin të rënda dhe të mos kuptohet se për çfarë sasie bëhet fjalë.

“Por ajo që dëgjojmë është se dyshohet se ka pasur helmim të personave,” shtoi ai. /abcnews.al/

Bisedimet me rusët, tentohet të helmohet Abramovich dhe negociatorët ukrainas

Miliarderi rus Roman Abramovich pranoi disa ditë më parë që të bëhej negociator midis Rusisë dhe Ukrainës për të siguruar paqen.

Wall Streat Journal duke cituar faqen ukrainase të investigimit Bellingcat raporton se ka konfirmuar që tre anëtarë të delegacionit që morën pjesë në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në natën e 3 dhe 4 mars 2022, patën simptoma të ngjashme me helmimin me armë kimike. Një prej tyre ishte sipërmarrësi rus Roman Abramovich, shkruan abcnews.al.

Pas takimit në Kiev, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas zhvilluan simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të dhimbshëm si dhe rritim të lëkurës, thanë burimet për gazetën.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Shteteve të Bashkuara që të mos vendosin sanksione ndaj miliarderit, për shkak të rolit që ish-presidenti i Chelsea mund të luante për lehtësimin e negociatave për paqe me Rusinë. g.v/abcnews.al