Ballina Bota SHBA kërkon të sekuestrojë super-jahtin e oligarkut rus në Fiji

SHBA kërkon të sekuestrojë super-jahtin e oligarkut rus në Fiji

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përpjekur që të sekuestrojnë super- jahtin “Amadea” që është në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov. Ky i fundit është ndëshkuar me sanksione nga SHBA por edhe BE-ja ndërsa jahti është i ankoruar në Fiji.

Kryeprokurori Christopher Pryde paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Lartë për të mos lejuar largimin e anijes nga ujërat territoriale të Fijit, ku ajo mbërriti pasi u largua nga Meksika 18 ditë më parë dhe kaloi Paqësorin.

Superjahti është 106 metra i gjatë dhe ka një vlerë prej rreth 325 milionë dollarësh. /abcnews.al/