Një zjarr gjigant që ka shpërthyer në një impjant të prodhimit të armëve në rajonin perendimor Oblast të Rusisë ka lënë të paktën shtatë të vdekur dje pasdite, shkruan britanikja Daily Mail.
Sipas raportimeve katër shkencëtarë ushtarakë ishin hedhur nga dritaret e institutit në qytetin e Tver ku krijohen sisteme të reja armatimi, ndërsa 25 njerez raportohej se ishin plagosur.
Shkaku ende nuk është i qartë por raportohej për tym të trashë të zi në blu, që dilte nga impjanti.
Zhvillimi vjen në një kohë kur Rusia është e përfshirë në sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.
Raportimet fillestare thonin se zjarri nisi në katin e dytë të ndërtesës kërkimore.
Dëshmitarët thanë se njerëzit në dhomën ku ndodhi zjarri nuk mund të evakuoheshin prandaj ishin detyruar të hidheshin nga dritaret.
Ende nuk ka prononcime zyrtare për pasojat. /DailyMail/
https://youtu.be/1ipTosMJsGk