Tërmeti që ndodhi sonte në Bosnje dhe Hercegovinë pak pas orës 23 ka regjistruar edhe viktimën e parë
Sipas portaleve klix.ba dhe avaz.ba, bëhet fjalë për një vajzë nga Stolaci në shtëpinë e së cilës ra një gur.
Familjarët e saj kanë konfirmuar për klix.ba që vajza ka ndërruar jetë dhe ajo kishte lindur në vitin 1994.
Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj.
Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar. /GazetaExpress/
https://youtu.be/jrTC2PalhMs
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:08 në zonën e Stolacit, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe u ndje në të gjithë BiH dhe gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë dhe Italinë.
Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda, shkruan media boshnjake radiosarajeva.
https://youtu.be/KVabSBXegTM