Tre persona kanë humbur jetën pasi një furgon që dyshohet se po lëvizte në sens të kundër në autostradë u përplas me një taksi.
Një 15-vjeçar është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjet nga drejtimi i rrezikshëm pas përplasjes në Bradford gjatë natës.
Besohet se furgoni, dyshohet i vjedhur nuk kishte ndaluar kur policia i kishte bërë shenjë përpara se të kalonte në aksin e kundërt dhe të përplasej me taksinë në orën 22:45 minuta, mbrëmjen e 13 qershorit.
Dy personat që ishin në taksi u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes. ata u identifikuan si pasagjeri Simon McHugh, 49 vjeç, dhe shoferi Sohail Ali, 28 vjeç.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital një 18-vjeçar i cili ishte pasagjer në furgon.
Një 17-vjeçar, i cili ndodhej gjithashtu në furgon, ndodhet në spital; me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi 15-vjeçar tani është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm, por mbetet në spital me lëndime të rënda.
IOPC tha se hetimet fillestare sugjeruan se furgoni ishte vjedhur, por nuk besohet se policia e ndoqi furgonin në autostradë.
Policia vijon hetimet për ta zbardhur shkaqet e plota të aksidentit tragjik./abcnews.al/