Me datë 02.08.2022, në ora 13:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.I.(32) nga Tetova. Gjatë bastisjes së ushtruar me vendim gjykate në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
Me datë 02.08.2022 në ora 17:10 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personat I.N.(54), I.I.(51) dhe I.M.(57), të gjithë nga Gostivari. Ata dyshohet se në ambientet e një personi juridik në Gostivar kanë sulmuar fizikisht M.G.(30), M.B.(55) dhe A.K.(21), të gjithë nga Gostivari, të cilët i kanë mbyllur në objekt rreth orës 16:30.
Personat janë mbajtur në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse.
Me datë 03.08.2022, në ora 00:20, në Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Tearcë kanë privuar nga liria personat N.F.(59), K.F.(32), G.K.(37), A.F.(55) të gjithë nga Nerashti i Tetovës dhe A.S.(47). nga Gjermania, me banim në fshatin Zajas të Kërçovës, pasi që në ora 00:10 në fshatin Sllatinë para oborrit të tyre kanë sulmuar fizikisht personat N.L. dhe S.L. dhe nusen e tyre H.L (35), e cila sipas raportit ishte shtatzënë, pas së cilës është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.
Me datë 02.08.2022, në ora 01:00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personat K.A.(24) dhe L.K.(18) nga Republika e Shqipërisë për shkak të qëndrimit të padeklaruar. Ata janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Më datë 02.08.2022, në ora 21:45, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Belovishtë-Vratnicë, në Vratnicë të Tetovës, motori me katër rrota, i paregjistruar, i drejtuar nga personi N.S. (58) nga Vratnica ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Më datë 02.08.2022 në ora 22:50 në Policinë e Gallatës është raportuar se në një shtëpi në pronësi të personit K.M. (63) nga Debreshi i Gostivarit ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit. Është kryer një kontroll në vendin e ngjarjes.