Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar 30-vjeçar pas një vjedhjeje në një apartament në Albaro, një zonë banimi në Genova.
Burri u ndalua nga oficerët e policisë pas një ndjekjeje në shkurret që të çonin në lagjen San Martino.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij është ende në kërkim.
Sipas asaj që u rikonstruktua, burri u ngjit në tarracën e një shtëpie në via Dodecaneso dhe pasi kishte thyer grilat e dritares, hyri në shtëpi dhe më pas po kontrollonte në çdo dhomë.
Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, menjëherë telefonoi 112.
Agjentët mbërritën brenda pak minutash dhe panë dy burra që u hodhën nga tarraca dhe ikën drejt pyllit.
Policia vijoi t’i ndiqte mes shkurreve derisa shqiptari ra në pranga, ndërsa personi tjetër ende i paidentifikuar arriti të shpëtonte.
Burri tentoi të godiste policët, por u ndalua. Ai mbante një orë Rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro cash. /Abcnews.al/