Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.
Pallati Buckingham tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.
Elizabeth u ngjit në fron në vitin 1952, pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI. Lajmi se mbretëresha Elizabeth është ndarë nga jeta ka shkaktuar prekur njerëzit në mbarë botën. Monarkja më jetëgjatë në Britaninë e Madhe ka jetuar një jetë plot ulje-ngritje, arritje, vendime të vështira, lajme të lumtura dhe sigurisht shumë intriga, pasion dhe skandale mbretërore.
The Queen died peacefully at Balmoral this afternoon.
The King and The Queen Consort will remain at Balmoral this evening and will return to London tomorrow. pic.twitter.com/VfxpXro22W
— The Royal Family (@RoyalFamily) September 8, 2022