Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të vazhdojë me stërvitjet rutinë vjetore të parandalimit bërthamor. Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp të martën se anulimi i kësaj stërvitje do të dërgonte sinjalin e gabuar për Moskën.
Stoltenberg tha se forca ushtarake e NATO-s ishte mënyra më e mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim të tensioneve me Rusinë, e cila ka bërë kërcënime të fshehta për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës, të cilën e pushtoi më 24 shkurt.