Ballina Bota VIDEO/ Shkatërrimi i grupit kriminal në Serbi, reagon Vuçiç: Donin të më...

VIDEO/ Shkatërrimi i grupit kriminal në Serbi, reagon Vuçiç: Donin të më vrisnin bashkë me familjen

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka reaguar lidhur me arrestimin e 17 anëtarëve të një grupi kriminal që përmbushte urdhrat e klanit Kavac dhe shefave të tyre Radoj Zvicer dhe Slobodan Kašćelan.

Vuçiç theksoi se këta janë vrasës që kanë vendosur emrat e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve.

” Nuk i di të gjitha detajet. Këta persona janë të lidhur me përgatitjet dhe tentativat për vrasje dhe me trafikun e drogës. Disa donin vdekjen time, e disa edhe vdekjen e fëmijëve të mi ” , tha Vuçiç nga Parisi dhe shtoi se ka prova të qarta të mbledhura përmes Sky.

Presidenti serb shtoi se edhe shumë të tjerë ishin në shënjestër të grupit të Nikola Vušovich.

“Në listë u futën edhe disa persona të tjerë. Tani kemi prova për këtë – tha presidenti.

Vuçiç ka theksuar se siguria e tij është më pak e rëndësishme se siguria e njerëzve.

“ Nuk është e kërcënuar siguria ime, por siguria e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi ”, ka shtuar Vuçiç.

Në Beograd, kujtojmë se policia arrestoi 17 anëtarë të të ashtuquajturit grupi kriminal “Vraçarci”, të cilët bashkëpunonin me klanin Kavak në krye me Radoje Zvicer.

Ata u arrestuan për vrasje, tentativë vrasjeje, rrëmbim personi dhe punonin si pjesë e një grupi të klanit Kavac. 11 anëtarë janë ende në kërkim.

Sipas informacioneve operative, grupi udhëhiqet nga Nikola Vušović, i njohur më mirë si Johnny nga Vraçari, i cili ka qenë në arrati për një kohë të gjatë./abcnews.al/